Limaj nuk përjashton mundësinë e koalicionit paszgjedhor me PDK-në
Kryetari i NISMËS Socialdemokrate ka thënë se pas zgjedhjeve do të shihen ofertat e partive. Sipas Fatmir Limajt, nuk përjashtohet as një koalicion paszgjedhor me PDK-në, ndërsa në zgjedhje Limaj do të garoj me koalicion NISMA, AKR dhe PD
Por, Fatmir Limaj, pret një aleancë edhe me Lëvizjen për Bashkim, dhe me Partinë e Drejtësisë dhe së bashku të shkojnë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Varësisht ofertave që kemi pasur të githë, kemi parë që interesi i kosovës është që Nisma e AKR të shkojnë së bashku” tha ai.
Ndërkohë i pari i NISMËS thotë se koalicioni që ai i prin do jetë një faktor në përbërjen e qeverisë së ardhshme.
“Një bosht politik i cili do të ketë një rol të jashtëzakonshëm në skenën politike të Kosovës, po i vëmë themelet e një boshti politik që në të ardhmen do të jetë një faktorë vendimtar” tha Limaj për T7.
E ish bashkëpartiaku i Kadri Veselit thotë se nuk e ka problem të bashkëpunojë me Partinë Demokratike të Kosovës.

Lexo edheKosovarë, përgatituni për këtë mot që do të mbaj ditët në vijim
Siç thotë ai, pas zgjedhjeve do të shihen programet dhe interesat e përbashkëta të koalicionit që ai udhëheq me partitë që pretendojnë të udhëheqin vendin.
“Forcat politike e cila e merr besimin si forcë e parë politike, e ka të drejtën e mandatarit dhe për të përzgjedhur partnerë, e ne do të jemi aty për të shikuar ofertat e forcës politike që ka dalë e para, e pas asaj duke parë mundësitë e realizimit të programit tonë, atëherë ne e marrim vendimin të bashkohemi apo jo me partinë e parë që do të dilte nga zgjedhjet” shtoi ai.
Ndërkohë ish zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj ka thënë se përfundimi i mandatit të qeverisë Haradinaj ka qenë i mirëseardhur.
“Ka pasur punë të mira, ka pas punë të lanë në gjysmë, ka pas punë që nuk janë kryer, është mandat i shkurtër 2 vjeçar vetë përmbyllja dhe fundi si i ka ardhur kësaj qeverie tregon që vendi ka pasur nevojë të shkojë në zgjedhje” tha Limaj.














