back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeLimaj nga Brukseli: Nuk ishte takim i fshehtë, ishte i zakonshëm

Limaj nga Brukseli: Nuk ishte takim i fshehtë, ishte i zakonshëm

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Bashkëkryesuesit e Ekipit negociator, Shpend Ahmeti e Fatmir Limaj kanë vazhduar takimin e rregullt sot në Bruksel me përfaqësues të Bashkimit Evropian.

 

 

Në një prononcim për Indeksonline, Limaj ka thënë se përfaqësuesit e BE-së i  kanë njoftuar për platformën e cila është miratuar në Kuvend javën e kaluar, si dhe kompetencat e delegacionit shtetëror.

“Është zhvilluar një takim me përfaqësues të zyrës së Mogherinit me ftesë të tyre. Ata janë njoftuar për platformën që është miratuar në Kuvend javën e kaluar si dhe kompetencat e delegacionit shtetëror”, ka thënë Limaj.

Limaj ka mohuar zërat se ky takim ka qenë i fshehur, derisa ka kujtuar faktin se ka qenë thjeshtë takim i zakonshëm.

“Nuk bëhet fjalë për gjeta të tilla, nuk ka qenë asgjë se sa në bazën e takimeve të rregullta. Ne do të vazhdojmë me takim të tilla”, ka thënë tutje Limaj.

Ndryshe, javën qe lamë pas, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Platformën për dialogun.

Platforma e përpiluar nga ekipi negociator që udhëhiqet nga kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti dhe ai i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mori përkrahjen e 61 deputetëve, ndërsa një abstenoi.

Miratimi i Platformës është bërë në mungesë të dy partive më të mëdha opozitare, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz