Limaj: Mërzituni për shtetin, jo për Ramushin!
03
Lexo edhePërfaqësuesit e komunitetit Egjiptian të Kosovës takuan delegacionin nga Egjipti
Kjo dramë që po ndodh me Ramushin është shpërfaqje e qartë se sa të papërfillshëm e kanë bërë shtetin tonë këta që janë duke e drejtuar.
Me arsyet për të cilat është ndaluar dhe po mbahet Ramushi, asnjë shtet normal dhe i dinjitetshëm nuk do të lejonte që ti ndodh kjo as edhe një qytetari të tij, e aq më pak një ish Kryeministri.
Këta që sot po e drejtojnë shtetin tonë, ka vite që me entuziazëm kanë punuar në rrënimin e dinjitetit të shtetit. A nuk ishin po këta udhëheqës të shtetit tonë që pak ditë para se të ndalohej Ramushi, e akuzonin atë me po të njëjtat akuza me të cilat edhe është lëshuar fletarrestimi nga Serbia.
Është koha për të folur hapur, mjaft më me hipokrizi!

Lexo edhePërfaqësuesit e komunitetit Egjiptian të Kosovës takuan delegacionin nga Egjipti
Të bashkohemi dhe ti kthejmë dinjitetin shtetit tonë. E gjithë e keqja që po na ndodhë është në Prishtinë, mos ta kërkojmë diku tjetër,- shkruan i pari i NISMAS, Fatmir Limaj. /Drenica Press/