Limaj kritikon Gjykatën Speciale për vizitën e Krasniqit: Katër ditë ia pështynë në fytyrë shtetit të Kosovës
dp
Lexo edheKusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro
Limaj, në emisionin “Frontal” në T7, ka thënë se mënyra se si u zhvillua kjo vizitë ishte, sipas tij, fyerje për shtetin e Kosovës.
“Ata çdo ditë e kanë pështy në fytyrë shtetin e Kosovës, ato katër ditë”, ka deklaruar Limaj.
Ai ka kritikuar edhe praninë e policëve gjatë vizitës, duke thënë se institucionet e Kosovës është dashur të marrin përgjegjësinë për sigurinë e Krasniqit.
Lexo edheKusari-Lila: Investimet e huaja në Kosovë kalojnë 1 miliard euro
“Së pari, shteti ato ditë është dashtë me u thënë: largohuni atyre policëve. Ne e marrim përsipër sigurinë e një personi në kushtet e gjykatës dhe nuk ka nevojë me u shpërfaq arrogancën e juaj”, ka thënë Limaj. /Lajmi.net/