Konjufca propozon Hasnije Ilazin për ambasadore të Kosovës në Kroaci
dp
Lexo edheShiroka Pula takohet me përfaqësuesin e Luksemburgut, diskutohet mbështetja prej 50 milionë eurosh për Kosovën
Propozimi i është përcjellë Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit, të cilit i është kërkuar të shqyrtojë kandidaturën e saj.
Hasnije Ilazi vjen me përvojë në fushën e arsimit të lartë.Ajo ka udhëhequr Këshillin Shtetëror të Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në periudhën 2021-2026, ndërsa aktualisht mban titullin Presidente Nderi të këtij institucioni.
Në dokumentin e dërguar Kuvendit, Konjufca ka vlerësuar angazhimin e saj në avancimin e cilësisë dhe përafrimin e standardeve me ato evropiane.

Lexo edheShiroka Pula takohet me përfaqësuesin e Luksemburgut, diskutohet mbështetja prej 50 milionë eurosh për Kosovën
Me këtë propozim, Martin Berishaj nuk do të jetë kandidati për një mandat tjetër si ambasador i Kosovës në Kroaci.
Emri i tij është përmendur në raportime mediatike lidhur me dyshime për transaksione financiare në sektorin e energjisë elektrike.