Limaj ‘ashpërson’ tonet me Enver Hoxhajn: Ka deklaruar se merr azil në Serbi nëse fiton UÇK-ja!

Kandidati për kryeministër nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka hedhur sërish kritika në drejtim të kandidatit për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan Gazeta Blic.
Limaj ka bërë të ditur se kritikat e tij për zotin Hoxhaj kanë ardhë në momentin që ai në Malishevë ka thënë se Nisma s’e kalon pragun.
Ai tutje ka cituar fjalët e Haki Dervishit , ku thotë se Hoxhaj gjatë një takimi në disporë ka thënë se nëse fiton UÇK-ja do të marrë azil në Serbi.

Lexo edheDiaspora po paguan çmime të kripura që t’iu vijë vota shpejtë dhe sigurt
“Zoti Hoxhaj është dashtë t’i përgjigjet asaj që kam thënë unë. Nuk ka njeri që nuk e din atë që kam thënë unë. Mbas thirrjes së tij për mosvotimin e Nismës, edhe unë kam tregu se çfarë ka thënë ai. Pasi ka shku në Malishevë ai ka konstatu se Nisma se kalon pragun, por s’ka faj se gjithçka e ka gjetë të gatshme edhe partinë edhe lirinë e vendit. Do ta tregon qytetari i Kosovës se cila do të jetë përgjigja me 14 shkurt. Veprimtari, Haki Drevishi thotë në njërin prej takimeve ku donin të grumbullonim fonde për UÇK-në, Hoxhaj, u ngre dhe tha se nëse fiton UÇK-ja unë kam me shku azil në Serbi. Të gjithë bashkëpunëtorët që e njohin zotin Hoxhaj ma kanë thënë këtë. Po të ishte zoti Thaçi këtu do ta citoja edhe Hashim Thaçin. por nuk nuk dua të flas, e ka thënë në mbledhje të Kryesisë së partisë. Ai njeri ka problem në shikimin e asaj që ka kalu vendi ynë” theksoi Limaj në Rubikon raporton Gazeta Blic














