Ligji për çmimet tavan nuk merr përkrahjen e opozitës
dp

Lexo edheHaxhiu: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri e pastër dhe e shenjë, s’do të tolerohen deklarime përçarëse

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste të Veçanta të Destabilizimit në Treg, nuk mori përkrahjen e opozitës në Kuvend.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa tha se nuk mund t’i lejohet një partie, “autoriteti” mbi përcaktimin e çmimeve.
Kurse, Janina Ymeri nga Lidhja Demokratike e Kosovës deklaroi se partia ku ajo bën pjesë përkrah ligjin por jo mënyrën e ndërtimit të tij.

Lexo edheHaxhiu: Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë për liri e pastër dhe e shenjë, s’do të tolerohen deklarime përçarëse
Mustafës e Ymerit i është bashkuar edhe shefi i Grupit Parlamentar i të AAK-së, Besnik Tahiri.
“Ky ligj nuk është asgjë tjetër veçse krijon pesë vende kushte për atë bord, ndërsa e gjithë vendimmarrja është e koncentruar në Qeveri e MINT”, tha ai./EO/