back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeLigjërata fetare për të burgosurit e Kosovës

Ligjërata fetare për të burgosurit e Kosovës

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, si dhe kryetari i Bashkësinë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, kanë nënshkruar sot Marrëveshje Bashkëpunimi për realizimin e rehabilitimit dhe ri-integrimit të personave të burgosur sipas legjislacionit në fuqi.

Me këtë rast, Ministri Tahiri ka shprehur bindjen se organizimi i ligjëratave fetare për të burgosurit do të rrit vetëdijen lidhur me rreziqet e radikalizmi fetar

“Përmes ofrimit dhe organizimit të ligjëratave fetare për të burgosurit në institucionet korrektuese, besojmë shumë se do të rritet vetëdija si në mesin e personave të privuar nga liria, që mbahen në institucionet korrektuese, ashtu edhe në institucionet e përfshira në zbatiin e këtij Memorandumi” ka theksuar Tahiri.

Ministri Tahiri po ashtu ka theksuar se idetë e radikalizmit kanë përfshirë gjithë botën, dhe Kosova nuk ka mbetur imune nga kjo dukuri. Megjithatë, sipas Ministrit, numri i pjesëmarrësve në konfliktet e huaja ka rënë dukshëm.

“Fatmirësisht ka rënë ndjeshëm numri i qytetarëve të Kosovës që janë pjesë e konflikteve të huaja, kjo falë edhe angazhimit institucional për të ndërmarrë masa konkrete në parandalimin e këtij fenomeni.

Megjithatë, edhe ata që janë kthyer edhe ata që janë aktualisht në vuajtje të dënimit, në esencë janë qytetarë të Kosovës dhe meritojnë kujdesin tonë” ka thënë Ministri Tahiri.

Sipas Marrëveshjes, Bashkësia Islame e Kosovës angazhohet në sigurimin e ligjëratave fetare nga Lista e imamëve të BIK-ut e verifikuar në mënyrë të duhur, ndërsa Ministria e Drejtësisë siguron hapësirat për mbajtjen e ligjëratave si dhe bënë ofrimin e sigurisë për zyrtarët fetar gjatë vizitave të tyre në institucionet korrektuese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz