BallinaShowBizLidhja 3-vjeçare dhe fiksimi për Lorik Canën, moderatorja: Më vjen keq që...

Lidhja 3-vjeçare dhe fiksimi për Lorik Canën, moderatorja: Më vjen keq që do t’u them fëmijëve se babanë e tyre e kam njohur në…

Të ngjajshme

Instagram sjell ndalimin e Reels me një trokitje në ekran

Aplikacioni social Instagram ka prezantuar një funksion të ri...

Bombarduesit amerikanë vazhdojnë të përdorin bazën RAF Fairford në Britani

Avionët bombardues të SHBA-së po vazhdojnë të përdorin bazën...

Serbia negocion me kompani për shitjen e një pjese të naftës nga rezervat shtetërore

Ministrja e Minierave dhe Energjisë së Serbisë, Dubravka Gjedoviq...

Gabim në mbrojtje, Liverpuli barazon rezultatin ndaj Brightonit (VIDEO)

Liverpuli e ka barazuar rezultatin ndaj Brightonit. Pas një gabimi...

Ish-Miss Globe dhe moderatorja e njohur Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora. Në bisedën e tyre, Sara pranoi për herë të parë që ishte në një lidhje, dhe në muajin shkurt, çifti do të festojnë tre vite të dashuruar.

Por si u njoh Sara, me partnerin? Moderatorja shprehet se historia e tyre nisi nëpërmjet rrjeteve sociale.

“Po jam në një lidhje dhe ky djali më ka parë si jam në të vërtetë. Unë dua thjesht ta shoh veten një herë me flokë roze…në shkurt bëjmë 3 vite. Kam pasur edhe një lidhje më përpara kësaj që jam tani, ishte personazh publik dhe kur u bë publike ajo gjëja të gjitha vajzat u turrën dhe nuk e di pse ndodh shumë shpesh ky fenomen që nëse një djalë i ri del atje jashtë le të themi dhe të gjitha shkojnë i shkruajnë e ngacmojnë. Jam munduar ta ruaj se edhe ai nuk është një person që i pëlqen vëmendja e të tjerëve.

Më vjen keq që do t’u them fëmijëve të mi që babanë e tyre e kam njohur në Instagram.  Në rrjetet sociale megjithatë e bukura ishte se ne ishim në të njëjtin universitet, shiheshim shumë shpesh dhe nuk e dija që ishte ai kur më shkruante se profilin e kishte te mbyllur. I ktheja përgjigje një herë në 3-4 ditë. Dhe kur jemi takuar për herë të parë, u habita. Rrjetet sociale janë ajo pjesë më e pakët e rutinës sonë edhe pse jemi njohur aty”, tregon Sara, e cila ka thënë se nga meshkujt shqiptarë më shumë i ka pëlqyer Lorik Cana.

“Lorik Cana më është dukur shumë i pashëm e kam parë edhe live dhe më pëlqen”, është shprehur Sara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz