back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeLibrashitësi: Kam nevojë të shes edhe 220 libra për ta paguar qiranë...

Librashitësi: Kam nevojë të shes edhe 220 libra për ta paguar qiranë e “shtëpizës”, ose ma merr Komuna

Të ngjajshme

Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria në detyrë

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës. Në...

1 vit burgim me kusht për burrin që goditi një grua me grushte e shuplaka

Gjykata Themelore në Prishtinë, me gjykatës Sabit Sadikaj, ka...

Simboli i Ujkut, FSK dëshmon nivelin e lartë të përgatitjes profesionale

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses...

Rama njofton rihapjen e TikTok në Shqipëri: Kemi bërë partneritet me platformën

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se platforma e rrjetit...

Florim Beqiri, i cili është librashitës në qendër të kryeqytetit, ka shprehur shqetësimin e tij rreth “shtëpizës së librave”, të cilën Komuna e Prishtinës ka vendosur së fundi në shesh.

Ai thotë se për 320 euro, të cilat detyrohet të ia paguajë komunës, rrezikohet t’i merret  “shtëpiza e librave”.

Beqiri përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, thotë se, si librashitës  mban familjen dhe për këtë ka lutur të gjithë lexuesit, libërdashësit që t’i ndihmojnë atij  për qiranë, duke blerë kështu libra, tek vendi ku ai shet.

Postimi i tij në Facebook

“Lajmërim

Qytetar të nderuar ,ju të gjithë që e doni librin.

Autoritetet na kanë detyruar të paguajmë

320 € në emër të qiras mujore për shfrytëzimin e shtëpizave të librit.

Afati i fundit është nesër në të kundërtën më mirret shtëpiza e librit(vendi im i vetëm që gjenerojë të ardhura për familje)

Unë kam ofruar një zbritje të librit me çmim vetëm 1 €uro.

Kam nevojë të shes edhe 220 libra për të arritur shumën e kërkuar.

Ju bëjë thirrje që nesër mundësisht të bleni nga një libër edhe nese nuk e keni planifikuar.

-Ju lutem shpërndajeni!”

Ky ka qenë lajmërimi i Florimit në rrjetin social Facebook.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz