BallinaLeze Qena për ditëlindje ishte mysafire e Kryeministrit Mustafa

Leze Qena për ditëlindje ishte mysafire e Kryeministrit Mustafa

Të ngjajshme

​Ngjarjet e datës 20 prill

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë,...

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

Një anije e kompanisë franceze të transportit detar CMA...

“Takohemi edhe jashtë”, Vedat Muriqi për miqësinë me Marash Kumbullën

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi ka realizuar një intervistë...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim artisten e mirënjohur të Kosovës, Leze Qena, me rastin e 80 vjetorit të lindjes së saj.

Gjatë takimit, kryeministri Mustafa shprehu vlerësimin dhe konsideratat më të larta për punën, angazhimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Leze Qena ka dhënë dhe po vazhdon të japë për artin dhe kulturën në Kosovë.

Kryeministri çmoi rëndësinë që kanë për Kosovën vlerat kulmore artistike dhe kulturore të kultivuara nga Leze Qena dhe një plejadë e tërë artistësh kosovarë, me dekada të tëra.

Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi angazhimin e mëtejshëm të Qeverisë së Kosovës për krijimin dhe avancimin e vazhdueshëm të kushteve të punës dhe të përkrahjes së gjithanshme për artistët dhe njerëzit e kulturës në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz