back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleLëvizja Vetëvendosje në Skenderaj akuzon PDK-në për punësime të kundërligjshme dhe familjare...

Lëvizja Vetëvendosje në Skenderaj akuzon PDK-në për punësime të kundërligjshme dhe familjare (Dokument)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Lëvizja Vetëvendosje Dega në Skenderaj ka akuzuar PDK-në se kanë filluar komplotin ndaj kryetarit te ri të kësaj komune Bekim Jasharit.

Sipas kësaj partie PDK-ja në Skenderaj ka bërë punësime familjare dhe të kundërligjshme, shkruan Magazina.al

‘’Me një vendimi të datës 23.10.2017 shohim se: Hida Çitaku, sekretareshë e Sami Lushtakut është emëruar si “Asistente Administrative” në Drejtorinë e Administratës”.
Vajza e Ismet Aliut drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Fjolla Aliu, është emëruar si “Zyrtare Ligjore2” në drejtorinë e babait të saj.
Besart Geci i cili në kopertinën e facebook-it mban foton e shefit të tij Sami Lushtakut, është emëruar “Analist për Buxhet në Drejtorinë e Shërbimeve Publike”, thuhet në komunikaten e VV-së.

Për me tepër se kaq, ky konkurs ishte shpallur në kohë fushate, dhe pa specifikimin e detyrave që përbën shkelje të ligjit.

Ky është komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje dega në Skenderaj:

Komploti i PDK-së ndaj Bekim Jasharit tashme ka filluar të realizohet.
Në një vendim të datës 23.10.2017, pra një ditë pas zgjedhjeve, PDK është kujdesur që të rehatoj në komunë disa nga personat me të afërt të Sami Lushtakut. E, duke rehatuar këta individë, gjithashtu po e realizon komplotin që e kishte filluar që nga momenti që e kuptuan se Bekim Jashari do të ishte kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt. Fuqinë e saj për të komplotuar PDK ia kishte treguar Bekim Jasharit me 22 tetor, në ditën e zgjedhjeve, ku nga 19% sa ishte pjesëmarrja e votuesve në zgjedhje deri në ora 18:00, për më pak se 1 orë ky numër u ngrit në mbi 30% me anë të shantazheve dhe kërcënimeve që të “fortët” e PDK-së bënin ndaj komisionerëve dhe vëzhguesve.
Në bazë të këtij vendimi, pra të datës 23.10.2017 shohim se: Hida Çitaku, sekretareshë e Sami Lushtakut është emëruar si “Asistente Administrative” në Drejtorinë e Administratës”.
Vajza e Ismet Aliut drejtorit të Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Fjolla Aliu, është emëruar si “Zyrtare Ligjore2” në drejtorinë e babait të saj.
Besart Geci i cili në kopertinën e facebook-it mban foton e shefit të tij Sami Lushtakut, është emëruar “Analist për Buxhet në Drejtorinë e Shërbimeve Publike”.
Për me tepër se kaq, ky konkurs ishte shpallur në kohë fushate, dhe pa specifikimin e detyrave që përbën shkelje të ligjit. Komuna së shpejti do të shpallë edhe punësime tjera që i ka bërë këto ditë. Të punësuarit janë familjarë të zyrtarëve të PDK-së. Këto punësime shpërfaqin fytyrën e vërtetë të PDK-së, e cila e vjedh votën e qytetarit për të punësuar familjaret e saj.
Ne si Lëvizje Vetëvendosje! do të angazhohemi që këto vendime komplotuese e inkriminuese të mos kenë vend më në komunën tonë.

Lëvizja Vëtevendosje, Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz