Lëvizi në sens të kundërt në aksin “Shkodër-Hani i Hotit”, gjobitet drejtuesi i automjetit
dp

Lexo edheEMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Policia rrugore ka identifikuar dhe gjobitur një drejtues mjeti me masë administrative 15 000 lekë pasi lëvizi me krah të kundërt në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”.
Reagimi erdhi pas postimit të videos në rrjetet sociale.
Njoftim i Policisë:
Në lidhje me një video të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet një automjet që përshkon karrugën kundravajtë dhe nuk respekton distancën e sigurisë, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, ju informojmë se:

Lexo edheEMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kanë identifikuar drejtuesin e këtij automjeti dhe i kanë vendosur atij masën administrative 15 000 lekë, bazuar në pikën 10 të nenit 141, në pikën 4 të nenit 146, pikën 1 të nenit 127 dhe në pikën 5 të nenit 198, të Kodit Rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar se reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.