Lëshohet urdhërarrest për profesorin nga Drenasi, i cili dyshohet se keqpërdori seksualisht nxënësen e tij të mitur, transmeton Gazeta Metro.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka lëshuar urdhërarrest për profesorin Shklelzën Xhekaj i dyshuar për keqpërdorim seksual të nxënëses së tij të mitur nga Drenasi.
Insajderi ka mësuar se policia tashmë është nisur drejtë shtëpisë së arsimtarit i cili pritet të arrestohet, të intervistohet dhe ndalohet për 48 orë.
Prokuoria ka rihapur hetimet kundër profesorit për veprën penale ”keqpërodim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare”.
Koha kur profesori ka pasur marrëdhënie seksuale me nxënësen e tij viktima ka qenë 15 vjet.
Ndryshe, 16 vjeçarja nga Drenasi u keqpërdor seksualisht nga arsimtari i saj, ku më pas kishte shkuar në polici të kërkonte ndihmë.
Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një ‘padron’ skllavërues policor.
Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe skspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte futur në dorë nxënësen.
Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë. Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut, Fehmi Ahmeti në Prishtinë./gazetametro.net