BallinaRegjionaleDrenasThellohet skandali: Policia pritet ta ndëshkojë zyrtaren policore, nën dyshimin se ka...

Thellohet skandali: Policia pritet ta ndëshkojë zyrtaren policore, nën dyshimin se ka nxjerr informata për policin Vesel Veselin

Të ngjajshme

Rasti i njehsorëve elektrikë, Prokuroria autorizon policinë të nisë hetimet dhe grumbullimin e provave

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar Policinë e Kosovës...

ZRRE: Bordi ka qenë prezent, mbledhja e Komisionit u shty për mungesë kuorumi

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka reaguar...

Qeveria miraton me shumicë votash projekt-ligjin për Sigurimet Shëndetësore

Në Qeverinë e Kosovës sot me shumicë votash është...

QAK vërshohet nga veturat me xhama të errësuar (Video)

Qendra e Automjeteve të Kosovës (QAK) sot është vërshuar...

Policia e Kosovës pritet ta transferojë dhe degradojë një zyrtare policore nga Drenasi, e cila po dyshohet se ka nxjerrë informata për dhunimin e nxënëses, nga hetuesi Vesel Veseli.

Zyrtarja policore (emri i së cilës është i njohur për redaksinë), për shumë vjet kishte denoncuar shkeljet e kolegëve të saj në stacionin policor të Drenasit. Vendimi për transferimin e saj pritet të merret gjatë ditës së sotme.

Burime nga Policia i kanë thënë Insajderit se eprorët e saj po dyshojnë se ajo i ka dhënë informacione avokatit, Gazmend Halilaj rreth këtij rasti.

Halilaj, kishte dërguar letër anonime në Prokurori dhe Insajder rreth dhunimit të nxënëses nga profesori i saj dhe hetuesi, Vesel Veseli.

Siç raportoi Insajderi të martën, 16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatëzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar./Metro/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz