BallinaShqiptareLëshohen në gjykatë bisedat e politikanëve që “tradhtuan” Begun e Mirsadin, shkaktojnë...

Lëshohen në gjykatë bisedat e politikanëve që “tradhtuan” Begun e Mirsadin, shkaktojnë emocione dhe revoltë (VIDEO)

Të ngjajshme

Hamza: Shumica e partive ishin që zgjedhjet të mbahen me 7 qershor

Pas takimit me Albulena Haxhiun Lideri I PDK-së Bedri...

Caktimi i datës së zgjedhjeve, fillon takimi i Haxhiut me përfaqësues të partive politike

Ka filluar takimi i ushtruesës së detyrës së presidentes,...

Bedri Hamza dhe Jehona Lushaku arrijnë tek presidenca për takimin me Albulena Haxhiun

Në objektin e presidencës së Kosovës kanë filluar tanimë...

Lajm i mirë për Schalken, Edin Dzeko rikthehet nga lëndimi

Futbollisti boshnjak, Edin Dzeko është rikthyer nga lëndimi dhe...

Me seancën e djeshme gjyqësore ka përfunduar dëgjimi i bisedave të përgjuara të akuzuarve për rastin “Lagja e Trimave”. Me përfundimin e tyre kanë marrë fund edhe seancat e mbyllura.

“Gjatë këtyre seancave janë publikuar bisedat e politikanëve me Begun dhe Mirsadin ku u garantojnë se do të pranohen nga ekipet e OSBE-së në rast se dorëzohen. Këto biseda, ku zbulohet qartë se është bë tradhti, kanë shkaktuar emocione dhe revoltë tek pjesëtarët e Grupit të Kumanovës“, kanë thënë familjarë të pjesëtarëve të arrestuarve nga Grupi i Kumanovës, të cilët thonë se për këtë janë informuar nga mbrojtja, transmeton “Lajm”. Ata kanë përmendur edhe emrat e politikanëve, të cilët nuk do t’i publikojmë tani për tani.

Zyrtarisht këto pohime nuk u konfirmuan as në gjykatë, e as nga avokatët, për shkak se bëhet fjalë për dëshmi të koduara.

Nga seanca e ardhme, me plotësimin e aktakuzës ku fjalën kryesore do ta ketë mbrojtja, seancat do të jenë të hapura. Mbrojtja do të prezantojë dëshmitë, ndërsa si dëshmitarë nuk përjashtohet që të thirren edhe politikanë dhe ish funksionarë të organeve të sigurisë.

Jo zyrtarisht mësohet se për të dhënë dëshminë e tyre do të thirren edhe pjesëtarë të policisë sekrete. Mbrojtja nuk do të ankohet veç e veç por sipas avokatëve, do të përpilohet një listë e përbashkët e mbrojtjes e cila do të kundërshton provat e Prokurorisë në këtë rast dhe do të synojë ndryshimin e aktakuzës e cila është kryqëzuar si vepër terroriste.

Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, akuzohen gjithsej 37 persona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz