BallinaLajmeLekaj: Qeveria LDK-AAK-Nisma do të menaxhonte më mirë situatën sesa ajo në...

Lekaj: Qeveria LDK-AAK-Nisma do të menaxhonte më mirë situatën sesa ajo në detyrë

Të ngjajshme

Aktorja diagnostikohet me kancer të gjirit

Aktorja e njohur Amanda Peet ka ndarë së fundmi...

AAK dorëzon kërkesë me katër masa urgjente për Qeverinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e...

Haradinaj: Kosova nuk është e varfër, por e keqqeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka adresuar kritika për...

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl Jashari

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Lipjanit, Ismajl...

Çfarë ndodh nëse dekreti i presidentes shpallet i ligjshëm ose i kundërligjshëm?

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese mund...

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se situatën aktuale të pandemisë së shkaktuar nga sëmundja COVID-19, një koalicion i mundshëm ndërmjet Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismës Socialdemokrate dhe minoriteve, do ta menaxhonte më mirë sesa qeveria aktuale.

Ai deklaroi Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah lidhjen e një koalicioni më LDK –në dhe Nisma.

“Po, ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës do ta përkrahim koalicionin e tillë, në mes LDK-së, AAK-së, Nismës dhe minoriteteve meqë ne jemi në një situatë jo fortë të favorshme për menaxhimin e krizës dhe çështjeve të tjera. Pasi që të shtjerrën të gjitha procedurat nga Presidenti, procedurat kushtetuese, tani e ka radhën LDK-ja që ne e kemi shpreh gatishmërinë që të hyjmë në koalicion”, ka thënë Lekaj.

Lekaj ka kritikuar edhe vendimet e fundit që Ministria e Shëndetësisë mori në kufizimet e qarkullimit të qytetarëve.

“Po unë mendoj që gjithsesi po, e bazoj këtë në jo partneritetin të mirë apo jo të qëndrueshëm në mes LDK-së dhe Vetëvendosjes. Atu ku nuk ka partneritet dhe nuk ka sinqeritet, atu nuk ka as rezultate. Ne mendojmë që nëse LDK-ja e merr përgjegjësinë, bashkë me AAK-në dhe Nismën, mendoj që do të menaxhohet shumë më mirë. Ju po i shihni pasojat, po keqpërdoret situata dhe pothuajse ne jemi në komunizëm edhe vendimet dhe shkelja e aktgjykimit të Kushtetutës është një vendim jodemokratik dhe kjo nuk shkon në favor të qytetarëve”.y

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz