back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme15 të infektuar me Covid-19 në Kamenicë, një në gjendje të rëndë

15 të infektuar me Covid-19 në Kamenicë, një në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Në Komunës së Kamenicës janë 15 raste të personave të infektuar me Covid-19, raporton Front Online.

Nënkryetari i kësaj komune, Faton Jakupi, në një prononcim për portalin Front Online, ka folur rreth gjendjes shëndetësore të pacientëve, si dhe për detaje tjera rreth situatës me Coronavirus në Kamenicë.

Ai tha se të infektuarit në këtë komunë janë në gjendje stabile, me përjashtim të një pacienti.

“15 persona janë të infektuar me Covid-19, katër nga ta janë në Klinikën infektive në Prishtinë, të tjerët në vetizolim nëpër shtëpitë e veta. Deri më tani gjendja e tyre është stabile, përveç njërit që e ka gjendjen më të vështirë”, tha ai.

Jakupi tregoi edhe për numrin e familjeve në vetizolim, ku tha se janë në pritje që t’iu bëhen testet.

“Kamenica tani ka 43 familje me afër 250 persona në vetizolim, ku do duhej një numër të caktuar t’ju bëhen testet për Covid-19”, u shpreh ai.

Ai tha se si komunë, nuk kanë mungesë të mjeteve mbrojtëse.

“Deri me tani ekipet e QKMF dhe Shtabi komunal janë te pajisura me masa mbrojtëse dhe gjendja është e mirë për masa mbrojtëse”, deklaroi ai.

Ministria e Shëndetësisë ditë më parë vendosi masa të reja të kufizimit të lëvizjes, e sipas Jakupit, këto masa kanë filluar të zbatohen me përpikëri në Kamenicë.

“Orari i kufizimit të lëvizjes nga sot është më ndryshe dhe si shtab komunal jemi në kontakte të vazhdueshme me bujqit dhe bizneset lokale për gjetjen e një mundësie për lëvizjen e tyre në këtë kohë, kurse gjendja sipas stacionit policor për lëvizjen e qytetarëve dhe siguria është mjaft e mire”, përfundoi Jakupi. /Front Online/

Të Fundit

Sport

ShowBiz