Legjenda italiane: Do ta hedh TV-në nga dritarja kur të pensionohet Messi, s’kam çka shikoj më

Ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, e ka lartësuar Lionel Messin për paraqitjen e tij mbresëlënëse në fitoren e Barcelonës 2:0 kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, duke thënë se nuk do të mundë të shikojë futboll më pas pensionimit të tij.
Messi asistoi për golin e parë të Barçës që e shënoi Ousmane Dembele, para se të shënonte vet nga penalltia për ta vulosur fitoren të mërkurën në Allianz Stadium, transmeton Gazeta Express.
Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë i pati pesë pasime kyçe dhe i bëri 65 pasime në përgjithësi në pjesëfushën e kundërshtarit.
Me këtë fitore, Barça u shkëput në krye renditjen në Grupin G, me gjashtë pikë nga dy ndeshje.
Vieri, i cili e fitoi titullin në Serie A me Juventusin më 1996/97 dhe e përfaqësoi Kombëtaren e Italisë në 49 ndeshje, e lartësoi kontributin e Messit në Torino.
“Barcelona ishte mahnitëse. Ka mundur t’i shënonte gjashtë apo shtatë gola me lehtësi. Luajti për mrekulli”, tha Vieri.

Lexo edheSi duket fshati në Dagestan ku u rrit Khabib-i: kampioni do jetojë aty, pa telefon e internet por me xhami (video)
“Messi është magjik. Kur ai të pensionohet, unë do ta hedh TV-në. Nuk do të punoj në TV më, do të shikoj Netflix, sepse kur ai nuk luan më nuk kam çfarë të shikoj tjetër”, shtoi ai. /Gazeta Express/ 














