back to top
Saturday, August 9, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditLDK-ja nis punëtorinë për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Fushata jonë është për ju

LDK-ja nis punëtorinë për zgjedhjet lokale, Abdixhiku: Fushata jonë është për ju

Të ngjajshme

Ku janë Kurti, Haxhiu e Konjufca? – Asnjë reagim ende për vendimin e Kushtetueses!

Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, që hodhi...

Vildane Zeneli ”çmend” rrjetin me poza të nxehta në bikini

Modelja Vildane Zeneli, njihet për paraqitjet e saj ekstravagante. Ajo...

Zelensky shton kontaktet me liderët evropianë, bisedon me liderin britanik, gjerman e atë francez

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka zhvilluar një sërë telefonatash...

Granit Xhaka sërish kapiten i Sunderlandit, shtylla ia mohoi një supergol

Skuadra e Sunderlandit ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj...

Lidhja Demokratike e Kosovës u mblodh sot në Istog, ku u zhvillua punëtoria përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Në njoftimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, bëhet e ditur se u diskutua organizimi, strategjia dhe mesazhi i partisë për qytetarët.

“Fushata jonë nuk është për ne – është për ju. Fushata jonë, sikurse qëllimi ynë, është përtej nesh!” u shpreh mes të tjerash Abdixhiku.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sot në Istog, me kandidatët tanë për kryetarë komunash, kryetarët e degëve, Kryesinë Qendrore, Deputetët e Kuvendit dhe ekipin qendror të LDK-së, zhvilluam punëtorinë përgatitore për zgjedhjet e 12 tetorit.

Diskutuam organizimin, strategjinë dhe mesazhin tonë për qytetarët; mbi të gjitha, programin tonë për nevojat e secilit qytet anembanë vendit. Analizuam gjendjen në çdo komunë dhe vendosëm planin e veprimit për muajt që na ndajnë nga fitorja.

12 tetori nuk është thjesht një datë zgjedhjesh; është një moment i madh për të vendosur se çfarë duam për komunat tona në katër vitet e ardhshme. Nga Istogu te Gjilani, nga Peja te Prishtina, çdo qytet ka historinë, sfidat dhe mundësitë e veta. Sot, diskutuam për secilën prej tyre, duke hartuar plane konkrete që prekin jetën e njerëzve tanë – nga ndërtimi i infrastrukturës, investimet në shkolla e spitale, gjelbërimi i hapësirave publike, deri te mbështetja për bizneset dhe punësimi i të rinjve.

Fushata jonë nuk është për ne – është për ju.

Fushata jonë, sikurse qëllimi ynë, është përtej nesh!

Është për prindërit që duan një arsim më të mirë për fëmijët e tyre. Për të rinjtë që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu, jo ta kërkojnë jashtë vendit. Për bizneset që duan mundësi e jo pengesa. Për çdo qytetar që meriton shërbim të drejtë, transparent dhe të përgjegjshëm.

Në çdo komunë, ne do të shkojmë derë më derë, lagje më lagje, për të dëgjuar dhe për t’ju prezantuar vizionin tonë. Sepse besojmë se qeverisja e mirë nuk vjen nga lart – ajo fillon nga qytetet tona dhe nga qytetarët që kërkojnë më shumë për vendin e tyre.

Më 12 tetor, është koha që bashkë të zgjedhim zhvillimin mbi propagandën, punën mbi fjalët boshe dhe shpresën mbi zhgënjimin.

LDK hyn në këtë garë e bashkuar, e përgatitur dhe me vizion të qartë për zhvillimin e çdo qyteti dhe të gjithë Kosovës.

12 tetori është dita jonë.

Bashkë, le të fitojmë!

- Advertisement -

Të Fundit