back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeLDK fushatë në fshatin e Kadri Veselit! (FOTO)

LDK fushatë në fshatin e Kadri Veselit! (FOTO)

Të ngjajshme

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Osmani: Rënia e Zahirit, Hakifit dhe Edmondit frymëzoi një popull të tërë për liri

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 29-vjetorin e...

Shpallen rezultatet përfundimtare, ky është rezultati i partive

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vizituar banorët e fshatit Broboniq të Mitrovicës. Kjo është edhe vendlindja e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli. Këtu ish-deputetja e LDK’së Doruntinë Maloku, u shpreh e bindur se partia e udhëhequr nga Isa Mustafa do ta përmirësoj mirëqenien e qytetarëve.

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doruntinë Maloku ka takuar simpatizantë të kësaj partie në qytetin e Mitrovicës. Në këtë takim ajo ishte e shoqëruar nga kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë Safet Kamberi dhe asambleisti i kësaj partie Osman Haziri.

Në fshatin e lindjes së kryetarit të PDK’së Kadri Veseli, u tha se do të jetë LDK’ja ajo që do të zhvilloj vendin.

“Sonte, pata nderin të isha mysafire e konakut të veteranit të arsimit, njërit ndër themeltarët e Degës së LDK-së në Mitrovicë dhe Asambleistit të kësaj komune nga radhët e LDK-së, z. Osman Haziri në fshatin Broboniq të Mitrovicës!

Bashkë me kryetarin e Degës së LDK-së në Mitrovicë, z. Safet Kamberi, kryetarët e nëndegëve në Zhabar, z. Bedri Murati dhe në Broboniq, z. Eset Mehaj, takuam disa nga anëtarët e kryesisë së nëndegës dhe njëherit përfaqësues të familjeve të këtij fshati pitoresk.

U premtuam se LDK-ja do ta vazhdojë zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe do ta përmirësojë mirëqenien e qytetarëve të saj.

Broboniqi me LDK-në!

Shihemi në finale!

Të Fundit

Sport

ShowBiz