back to top
Tuesday, December 2, 2025
BallinaSportLaporta e bën ‘kurban’ yllin e madh për ta sjell Alvarezin të...

Laporta e bën ‘kurban’ yllin e madh për ta sjell Alvarezin të Barcelona

Të ngjajshme

Fejohet Miley Cyrus

Këngëtarja e njohur amerikane, Miley Cyrus, i ka dhënë...

Rajko Krivokapiq emërohet trajneri i ri KB Vëllaznimi

Klubi i KB Vëllazinimit ka arritur marrëveshje me trajnerin...

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Vjenë ku mori...

Sonte Barcelona përballet me Atletico Madrid në një përballje të “majës së tabelës” në La Liga, me Julian Alvarez që parashikohet të ketë një rol kryesor në “Camp Nou”.

Megjithatë, sulmuesi argjentinas do të ketë admirues në “Camp Nou” që nuk do të jenë të veshur me të kuqe dhe të bardhë.

Alvarez është identifikuar nga Barcelona si një nga opsionet më të mira për të zëvendësuar numrin nëntë, Robert Lewandowski, verën e ardhshme, dhe raportohet se është opsioni i preferuar i presidentit Joan Laporta.

“The Athletic” e përshkruan këtë si “transferimin ëndërr” për Laporta, ndërsa agjenti i Alvarez ka lënë derën hapur për një lëvizje te Barcelona në verë.

Laporta, i cili kurrë nuk ka hezituar të bëjë shpenzime të mëdha në tregun e transferimeve, është i gatshëm ta bëjë përsëri për Alvarez.

Sipas “Marca”, shefi i Blaugranës do të shqyrtonte shitje të mëtejshme të lojtarëve ose madje edhe një shitje të madhe nga skuadra e Barcelonës për të realizuar këtë transferim.

Megjithatë, Atletico Madrid kanë qenë të vendosur të ndalojnë çdo bisedë për shitjen e Alvarez, të cilin e shohin si fytyrën e klubit për vitet e ardhshme.

Kjo përfshin edhe drejtorin e ri sportiv, Mateu Alemany, i cili njeh mirë strategjitë e Laportas, pasi ka punuar më parë në “Camp Nou”.

Ai planifikon t’i ofrojë Alvarez një rritje page për ta mbajtur të kënaqur. Edhe pse një kontratë e re nuk është ofruar ende, ka pasur kontakte fillestare me agjentin e tij.

Ndoshta gjëja më inkurajuese për Atletico dhe Alemany është situata e kufirit të pagave te Barcelona.

Shpenzimet e tyre për paga sezonin e kaluar ishin më shumë se 150 milionë euro mbi kufirin aktual të pagave, gjë që është e mundshme të ndodhë përsëri verën e ardhshme.

Kjo e bën të vështirë të përballohet një tarifë e lartë që Atletico do të kërkonte, siç u pa me transferimin shumë më të lirë të Nico Ëilliams në afatin e fundit.

Investimi i Apollo në pronësinë e klubit lë Los Colchoneros në një pozicion financiar të fortë gjithashtu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz