Lajmi i Fundit: Zjarr në Skenderaj (VIDEO)

Asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Malsor Bejta, ka ngritur shqetësimin e tij për djegien e mbeturinave, ku tymi ka mbuluar qytetin e Skenderajt, përcjellë Drenica Press.
Malsor Bejta më këtë rast tha se: “Te nderuar banore te komunes sone, sic edhe e dini per shkak te pamundesise per te shprehur shqetesimet e banoreve ne vendin ku do duhej te mbrohej interesi qytetar, une per nje kohe te gjate hallet dhe kerkesat i shpreh permes faqes 41000 apo profilit tim ne Facebook.
Nje ankese te cilen e kam paraqit ne Kuvend, pothuajse 2 vite me pare, po e bej prape! E fakti qe kane kaluar dy vite qe nga atehere, besoj eshte tregues i qarte se kjo qeverisje nuk lodhet fare per interesin e banoreve dhe te miren e pergjithshme.
Riperseris: Ne lagjen 2, tek Kompleksi i ndertesave te UÇK-se, eshte nje deponi mbeturinash inerte (800m larg nga sheshi “Adem Jashari”). Doponi kjo ne te cilen vazhdimisht hidhen edhe lloje-lloje mbeturinash tjera e pastaj digjen. Kjo situate perbene rrezik serioz per shendetin e banoreve, respektivisht jeten e tyre. Banoret ne hall nuk ndalojne se me shkruari…
Vertete e rende dhe e papranueshme te jetosh ne nje vend ku qeverisja ne vend se te na sherbej, ajo na neglizhon, injoron dhe kercenon ne baza ditore…

Lexo edheMe nesër “përfundon” vera në Kosovë. Ja sa gradë do të bien temperaturat














