LAJMI I FUNDIT: Sulm i ri në një xhami në Stamboll – dy persona dërgohen në spital
01


Pas sulmit të mbrëmshëm në Stamboll ku u vranë 39 persona në një lokal nate, Turqia është goditur sërish.
Një sulm i armatosur ka ndodhur në një prej xhamive të Stambollit, sipas mediave turke. Të paktën dy persona janë plagosur, transmeton Express.
Sulmi ka ndodhur në xhaminë “Hasan Pasha” në veri të qytetit.

Lexo edheNis funerali i viktimave në Turqi (Foto)
Nuk dihet ende saktësisht nëse është konflikt i armatosur apo sulm terrorist.