Lajmi i Fundit: Në Skenderaj vendoset tenda para QKMF-së për rastet e dyshimta me Coronavirus (FOTO)

Në Skenderaj është vendosur tenda para QKMF-së për identifikimin e rasteve të dyshimta me COVID-19, përcjellë Drenica Press.
Në një njoftim nga Komuna e Skenderajt ndër të tjera thuhet: “Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Skenderaj ka vazhduar aktivitetet në kuadër të përpjekjeve për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga pandemia COVID 19.
Nga dje me 14. 03. 2020, në hyrje të objektit të QKMF-së është vendosur tenda me qëllim të identifikimit të hershëm të rasteve të dyshimta me koronovirus. Këtu pacientët e kanë kontaktin e parë me mjekun. Në këtë pikë identifikohen rastet e dyshimta dhe ato menjëherë izolohen. Hapat e mëtejmë bëhen në konsultim me IKSHP.
Po ashtu, sot është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave të QKMF-së , pajisjeve si dhe auto ambulancave. Stafi është i mobilizuar dhe për momentin mirë i pajisur me pajisje mbrojtëse.
Një ekip mobil, gjendet në pikën kufitare në Jarinjë, me qëllim të detektimit të hershëm të rasteve, udhëtarëve që hyjnë përmes kësaj pike kufitare.
QKMF është e përkushtuar që me gjithë potencialin që kanë të japim krejt atë që është e mundur në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Një kujdes i veçantë është duke i’u kushtuar mbrojtjës së pacientëve të cilët vijnë për shërbime tjera dhe të cilët nuk duhet t’i ekspozohen rrezikut eventual për infeksion.

Lexo edheHoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht menjëherë
Komuna Skenderaj apelon tek qytetarët që t’i përmbahen masave të ndermarra nga Shtabi Emergjent Skenderaj dhe Qeveria e Kosovës.
Linja telefonike falas 194 e Qendrës Operative Emergjente Lokale, vazhdon të jetë në dispozicion për të gjithë qytetarët që mund të kenë probleme shëndetësore;
Personat që kanë dyshime se janë infektuar me virus të vetë izolohen dhe të kërkojnë ndihmë në linjën telefonike falas 194 ose 038/200 80 800, pa pasur nevojë të paraqiten në QKMF, ekipi mobil do të intervenojë shpejtë.
Pa panik, por me kujdes të shtuar!
















