BallinaLajmeHoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht menjëherë

Hoti i kundërpërgjigjet Kurtit: Taksa duhet të hiqet plotësisht menjëherë

Të ngjajshme

Turqia e “hendikepuar” në mbrojtje, Demiral mungon ndaj Kosovës

E martja vendos kombëtaren e fundit që do të...

Kapiteni vjen pranë Kombëtares, Rrahmani do ta mbështesë Kosovën nga stadiumi “Fadil Vokrri”

Amir Rrahmani ka qenë mungesa kryesore e Kosovës në ndeshjen ndaj...

Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana

Pasojat e zjarrit shkatërrues në Crans-Montana vazhdojnë të ndikojnë...

Mbi 2 mijë pacientë në pritje për stentim në QKUK

Mbi 2 mijë pacientë janë në pritje për stentim...

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur shefit të tij, Albin Kurti, që më herët të dielën kërkoi falje që s’ka bindur LDK-në për të hequr pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Hoti ka thënë se taksa duhet të hiqet menjëherë, sot, dhe atë plotësisht.

Në postimin e tij, Hoti ka thumbuar Kurtin duke thënë se “nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me SHBA”.

“Taksa duhet të hiqet SOT, MENJËHERË, PLOTËSISHT. Nuk ka vend për taktizim politik me partneritetin tonë me ShBA. Lojërat politike se a jemi me BE apo me ShBA nuk i shërbejnë forcimit të shtetësisë së Kosovës e të lidhjeve me partnerët tanë”, ka thënë ai.

Hoti po ashtu ka përmendur edhe bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovën.

“Vëmendja e jonë duhet të jetë në menaxhimin e situatës së krijuar nga Covid-19, e jo në lojëra politike që qojnë në DISTANCIM të SHBA-së nga Kosova, siç ka nisur me bllokimin e fondeve të MCC-së për Kosovë, të nënshkruara nga Qeveria Mustafa”, ka shtuar numri dy i qeverisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz