BallinaShowBiz“Lajmet do të bëhen film” – Luizi zbulon datën e projektit me...

“Lajmet do të bëhen film” – Luizi zbulon datën e projektit me Kiarën

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Luiz Ejlli ka ndezur rrjetin sërish — këtë herë me një postim që tingëllon si paralajmërim filmi, jo thjesht lajm.

Në një story misterioze, ai shkroi: “Në Shkurt 2026! Lajmet do të bëhen film, dhe filmi do të bëhet lajm.”

Prej kohësh është përfolur për një projekt filmik ku Luizi dhe Kiara Tito do të jenë protagonistët kryesorë, dhe duket se tashmë data është zyrtare.

“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë,” – pati thënë Kiara në Maj. “Është hera e parë që e them publikisht. Luizi e ka përmendur ndonjëherë në Story, por tani po flasim për diçka konkrete. Është një projekt që e kemi shumë për zemër dhe që mezi presim ta realizojmë.”

Ndonëse nuk kishte shumë detaje, ajo la të kuptohet se filmi do të ketë si element qendror dashurinë, duke qenë se historia e tyre ka qenë dhe mbetet një nga më të përfolurat në mediat rozë shqiptare.

“Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda,” – shtoi ajo me të qeshur. “Ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!”

Sipas burimeve, projekti është në përgatitje, ndërsa xhirimet pritet të nisin së shpejti. Me mënyrën se si e formuloi mesazhin, Luizi la të kuptohet se çdo ngjarje dhe histori që ka mbushur mediat rreth tij e Kiarës, do të marrë formë filmi.

Ende nuk dihet titulli apo kastet e tjera, por një gjë është e qartë:

Në shkurtin e ardhshëm, Luizi dhe Kiara nuk do të jenë më thjesht lajm… por film.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz