BallinaShowBizArbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

Arbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

Të ngjajshme

Rama: Kompani publike për të formalizuar tregun e naftës dhe shmangur abuzimin me çmimet

Kryeministri dhe njëherësh kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama...

FFK publikon letrën e Albin Kurtit: Mbështetje për Kombëtaren pas humbjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një letër...

Rikthimi i Vjosa Osmanit në LDK? Azemi: Mund të jetë pjesë e listës së LDK-së

Deputeti i LDK-së, Visar Azemi në ”Click” të RTV21...

De Zerbi zyrtarizohet si trajner i Tottenhamit

Tottenham Hotspur ka konfirmuar emërimin e Roberto De Zerbi...

Bitcoini rritet pavarësisht shtrenjtimit të naftës

Bitcoini (BTC) ka treguar qëndrueshmëri të dukshme pavarësisht rritjes...

Arbana Osmani, mesa thuhet në rrethet mediatike, është drejt rikthimin në televizion. Por, jo ai rikthim që mund të jeni duke menduar. 

‘Vip Magazine’ raporton se moderatorja është parë në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesen e këtij institucioni, Eni Vasili.

Takimi ka ndezur menjëherë zërat se Arbana mund të jetë moderatore e Festivalit të Fundvitit, një nga eventet më të rëndësishme të muzikës shqiptare.

Kujtojmë se më herët është raportuar se si Arbana Osmani, ashtu edhe Luana Vjollca, kanë dorëzuar pranë organizatorëve platformat e tyre kreative për konceptimin e festivalit, duke e bërë konkurrencën mes tyre edhe më interesante.

Edhe pse ende nuk është konfirmuar nëse takimi me Eni Vasili shënon finalizimin e marrëveshjes, burime pranë RTSH-së thonë se gjithçka po shkon drejt vendimit përfundimtar dhe koha është e shkurtër, pasi festivali pritet të nisë pas vetëm disa javësh.

Nëse ky bashkëpunim konkretizohet, kjo nuk do të ishte hera e parë që Arbana ngjitet në skenën e Pallatit të Kongreseve. Tre vite më parë, ajo prezantoi festivalin, në një periudhë kur ishte në kulmin e suksesit të “Big Brother Vip Albania”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz