back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeLajmërohet Haradinaj: Keqardhje që disa shtete i respektojnë ende vendimet e Millosheviqit

Lajmërohet Haradinaj: Keqardhje që disa shtete i respektojnë ende vendimet e Millosheviqit

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shfrytëzuar rrjetin social Facebook, për t’i dërguar porosi, sipas tij, miqve të Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ai me një postim ka thënë se “rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndal askush”.

Haradinaj që po mbahet në parandalim deri në arritjen e kërkesës për ekstradim nga Serbia, ka shkruar se është për keqardhje se si disa shtete ende respektojnë vendimet e ish-regjimit të Slobodan Millosheviqit.

“Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë ‘poternicat’ e tyre”, ka shkruar Haradinaj.

“Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij. Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.

Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush! Do të takohemi shpejt në Kosovë”, ka shkruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz