back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Metës: Shumë e thjeshtë të akuzosh nga ‘Facebook’ dhe të...

Këshilltari i Metës: Shumë e thjeshtë të akuzosh nga ‘Facebook’ dhe të mos shohësh punën që po bëhet

Të ngjajshme

25 komuna përmbyllin rinumërimin e votave

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar...

Bashkëshortja e Shpat Kasapit ndan dhimbjen dy muaj pas humbjes së tij

Kujtimi i Shpatit vazhdon të jetojë në zemrat e...

A do bëhej xheloze? Reagimi i Brikenës për afrimin mes Juelës dhe Mateos

Juela dhe Mateo kanë krijuar një marrëdhënie shoqërore brenda...

Marshi i 17 shkurtit , “Liria ka Emër” siguron lejen nga Komuna e Prishtinës

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka njoftuar opinionin publik...

Transportuesit rajonalë bllokojnë kufijtë me BE-në, Kosova në vështirësi

Kompanitë e transportit nga disa vende të Ballkanit Perëndimor...

Shqipëria është përfshirë ditët e fundit nga temperature të ulta, të cilat kanë shkaktuar situatë të vështirë në shumë akse rruge të vendit.

Për të bërë të mundur mbajtjen hapur të akseve rrugore, Ministria e Transporteve ka vënë në lëvizje të gjitha kompanitë që kanë kontratë kontraktuale për të bërë të mundur hedhjen e kripës.

Ka qenë vetë ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj që ka inspektuar rrugën e kombit në orët e vona të ditës së djeshme, ku deklaroi se pavarësisht borës së madhe po bëhet e pamundura për të mbajtur të kalueshme këtë rrugë.

Ndërsa, këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi ka bërë një reagim të fortë në profilin e tij në ‘Facebook’ kundër atyre që hedhin baltë mbi punën që po bëhet në këtë situatë të vështirë.

Duke ironizuar, Aleksi shkruan se ‘nuk do çuditem dhe kur të dëgjojë që po pastrohen rrugët dhe po hidhet kripë vetëm atje ku kalojnë simpatizantët e LSI-së’.

Statusi i plotë:

Është bërë sport kombëtar vetëdenigrimi dhe spekullimi. Të akuzosh nga faqet e facebook-ut dhe mos të ndjekësh nga afër punën e bërë për të ardhur në ndihmë gjithë komunitetit, në limitet e kapaciteteve që disponohen, është dhe e turpshme dhe antikombëtare.

Është shumë e lehtë të shash në grup, pa argument, pa fakt, thjesht për të shprehur pakënaqësinë e paevitueshme nga jeta.

Nuk do çuditem dhe kur të dëgjojë që po pastrohen rrugët dhe po hidhet kripë vetëm atje ku kalojnë simpatizantët e LSI-së

“Të drejtën për çdo ndjenjë njerëzore e kanë vetëm ata që punojnë, Sehirxhinjt akuzojnë” /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz