Pas një sulmi në zemër, sot ka vdekur Nehat Shala, ish-ushtar i UÇK-së dhe punëtor në komunë e Drenasit.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ky është lajm i trishtueshëm, sepse sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.
Lexojeni të plotë reagimin e Ramiz Lladrovcit:
Lajm i trishtueshëm, sot u nda nga radhët tona si pasojë e sulmit në zemër, veterani i UÇK-së, kolegu e miku ynë nga Kishnareka, Nehat Shala.
Nehat Shala, ishte pjesë e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, duke marrë pjesë në betejat e lavdishme të kësaj brigade.
Ai ishte i dashur, i sinqertë dhe shumë i vendosur për bindjet e veta, duke dëshmuar kulturë e disiplinë në punë edhe sa ishte pjesë e administratës në Komunën e Drenasit.
Ngushëllime familjes, bashkëluftëtarëve dhe miqve!
I përjetshëm do të jetë kujtimi për Nehat Shalën!