Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka publikuar të dhënat gjatë 24 orëve të fundit me koronavirus në vend.
Sot janë shënu 171 raste të reja me COVID-19, derisa numri i të shëruarve e ka tejkalu atë të infektuarve.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.248 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.988. /DrenicPress/