Lajm i mirë, Gjermania e heq Kosovën nga Lista e Shteteve për Verifikim të Sigurisë
03

Lexo edheAgim Bahtiri: Glauk Konjufca nuk dorëhiqet

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka njoftuar se Gjermania ka marrë vendim që të hiqet Kosova nga lista e Shteteve për Verifikim e Sigurisë, raporton Gazeta Express.
Haradinaj ka shkruar në Facebook se që nga sot Gjermania dhe Kosova janë më afër se asnjëherë më parë.
“Vendimi që Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë nga 24 Janari i vitit 2020 ka hequr Republikën e Kosovës nga Lista e Shteteve për Verifikimin e Sigurisë të njohur ndryshe edhe si SÜG (Sicherheitsüberprüfungsgesetz) është një lajm i mrekullueshëm dhe i rëndësisë së veçantë për Kosovën, Gjermaninë dhe shtetasit e dy vendeve”, ka deklaruar ai.
Kryeministri në detyrë ka deklaruar se ky vendim hap një kapitull të ri të marrëdhënieve bilaterale mes Kosovës dhe Gjermanisë dhe thellon raportet tona ndërshtetërore.
Lexo edheAgim Bahtiri: Glauk Konjufca nuk dorëhiqet
“Faleminderit Qeverisë gjermane, organeve të sigurisë dhe Kancelares Merkel”, ka shkruar Haradinaj.