Lajm i mirë edhe për një familje nga Skenderaj
BILLI

Lexo edhe“Arratiset” vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, policia nuk po e gjen pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria?

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, së bashku me humanistin Halil Kastrati, kanë vizituar familjen e Ramiz Sahitit nga fshati Kopiliq i Poshtëm, ku kanë kumtuar lajmin kësaj familje se ata po bëhen me shtëpi.
Kryetari Jashari me këtë rast ka thënë se së bashku me humanistin Halil Kastratin i dhane lajmin e mirë edhe një familje skamnore.
“Sot, së bashku me humanistin Halil Kastrati, i kumtuam lajmin kësaj familje 7-anëtarshe se qështja e strehimit për ta po zgjidhet, falë një donatori të komunës tonë, që ka shpreh vullnetin të financojë ndërtimin e kësaj shtëpie përmes shoqatës bëmirëse “Jetimat e Ballkanit. Faleminderit të gjithë bëmirësve për kontributin e tyre”, ka thënë Jashari./DrenicaPress


Lexo edhe“Arratiset” vëllai i Xhafer Tahirit të LDK-së, policia nuk po e gjen pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria?
