back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeLajm i hidhur, vdes mësuesi i njohur nga Rezalla

Lajm i hidhur, vdes mësuesi i njohur nga Rezalla

Të ngjajshme

Policia shqipton rreth 1 mijë e 900 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 1896 gjoba për kundërvajtësit...

Dy ditë para zgjedhjeve, Presidentja Osmani fton mërgatën në pritje festive

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës ka bërë...

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

Pas një sëmundje të rëndë, në moshen 72 vjeçare ka ndërruar jetë mësuesi Rifat Hajzer Malaj, vëllau i doktorit Riza Malaj.
Pas ndarjes nga jeta ka reaguar edhe shkolla e fshatit Reazallë “Malush Ahmeti”, ku i shprehen ngushëllime familjes Malaj. Drejtoria e shkollës tha se: “Posa morem lajmin e hillur për vdekjen e ish mësimdhënësit, kusheririt tonë të dashur Rifat Malaj .
Ishe dhe do mbetesh mësimdhënësi model, i qetë e i dashur, ashtu siç ishe me të vërtetë. Ne ish nxënësit tuaj, do mundohemi që porositë dhe dëshirën për punë dhe dashuri ndaj gjeneratave të reja, ta qojmë në vend.
Në emrin tim, të drejtorisë së shkollës, kolektivit dhe gjithë nxënësve, u shprehim ngushëllime familjes, farefisit, shokëve dhe miqve.
Qoftë i përjetshëm kujtimi , inshalla në xhenet mësuesi Rifat !

Lajmin për vdekjen e Rifatit e kanë dhënë familjarii tij nëpërmjetë rrjetit social “facebook”.

Rifati ishte mësues mjaftë i zellshëm ku për një kohë të gjatë punoi në shkollën “Malush Ahmeti” në Rezallë.

Ky është njoftimi i plotë në rrjetin facebook

Na la Axha Rifat (Bacoku). Sot ne moshen 72 vjeçare pas një sëmundje të rënd ndërroi jetë Axha ynë Rifat Hajzer Malaj. Axha Rifat ishte mësues mjaftë i zellshëm për një kohë të gjatë në Fshatin tonë Rezallë, si dhe për gjatë gjithë kohës udhërrëfyesi i gjithë Familjes Malaj. Veprat,këshillat dhe dashnija jote do të na përcjellin deri në ditën kur do të takohemi përseri Bacok ?

Shpirti yt i bardhë u prehtë në paqe ?!
Varrimi do të bëhet nesër në ora 15:00 në Rezallë!

 

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz