LAJM I FUNDIT: Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident trafiku
Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën Gjilan-Ferizaj. Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura, njëra Golf dhe tjetra Mercedes.
“Si pasojë e goditjes, vozitësi i veturës Golf, shqiptar, shtetas i Kosovës, pëson lëndime të rënda dhe me urgjencë është dërguar me ambulancën e fshatit Pozhoran, ku mjeku kujdestar vetëm se ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka deklaruar Hashani.
Lexo edheBabi im nuk ka faj!
Sipas tij, edhe dy persona tjerë, të lënduar në këtë aksident, janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjilanit ku sipas mjekut kujdestar gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.
Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet për obduksion në institutin mjeko-ligjor në Prishtinë. Njësiti për hetimin e aksidenteve është duke u marrë ende me rastin./Indeksonline/














