Lajm i fundit/ Kryeministri britanik dërgohet në terapi intensive
01
Lexo edheKjo është e vërteta e arrestimit të shkencëtarit amerikan
Kryeministri britanik, Boris Johnson është dërguar në kujdes intensiv, pas infektimit disa ditë më parë me koronavirus.
Lajmin e konfirmon BBC, sipas së cilës, kreu i qeverisë britanike, i cili u prek nga koronavirusi, i ka kërkuar ministrit të Jashtëm, Dominic Raab, që ta zëvendësojë momentalisht.
Kryeministri britanik, 55-vjeçar, është shtruar të dielën në Spitalin Shën Tomasi në Londër, pasi ka thënë se ka pasur “simptome të vazhdueshme”.

Lexo edheKjo është e vërteta e arrestimit të shkencëtarit amerikan
Deri më tani në Britani të Madhe është raportuar për 52,274 persona të infektuar dhe 5,383 të vdekur, si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.