Naser Ramaj, president i Feronikelit ka folur për të ardhmen e ekipit të tij, teksa ka konfirmuar qëndrimin e trajnerit Zekirija Ramadani edhe për edicionin e ardhshëm.
Biznesmeni i njohur që ka shpenzuar afro 2 milionë euro me Feronikelin, ka thënë klubi do të ketë ndryshime për Ligën e Kampionëve.
“Disa prej lojtarëve do të largohen pasi ju skadon kontrata. Do të transferojmë futbollistë por kryesisht në formë huazimi” u shpreh Ramaj për ‘Indeksonline’.
Ai e konfirmoi që trajneri Zekirija Ramadani do të mbetet edhe edicionin e ardhshëm në krye të Feronikelit dhe e quajti trajnerin shqiptar si më të mirin në Kosovë.