Lajm fantastik për Pavarësi/Drenicakja e fut flamurin e Kosovës me letra origami në librin e rekordeve ‘Guinness’
BILLI

Lexo edheKy është kandidati i PDK-së që në Drenas mori më së paku vota

Lajmin e ka bërë të ditur autorja e këtij punimi Arbnora Fejza Idrizi, shkruan Syri.net Kosova.
Autorja tha se përgatitja e saj ka marrë 1 vjet kohë dhe janë dashur 120 mijë palosje origami.
“Me shumë emocione dhe krenari, dua t’ju njoftoj që Guinness World Records sapo ka aprovuar rekordin tonë për Mozaikun më të Madh Origami – Flamurin e Republikës së Kosovës. Të gjitha detajet dhe linkun zyrtar do t’i ndajmë me ju nesër”.
“Këtë flamur e kemi ndërtuar me shumë punë e përkushtim për të festuar ditën e pavarësisë, e ky certifikim është një vulë se puna e mirë shpërblehet në fund ç’do herë. 1 vit përgatitje, 4 muaj për të krijuar mbi 120,000 fletpalosje origami, 13 orë punë intenzive me gjithë ekipin për të krijuar Mozaikun më të Madh Origami më Flamurin e Republikës së Kosovës dhe për të vendosur një rekord të ri botëror”.

Lexo edheKy është kandidati i PDK-së që në Drenas mori më së paku vota
Ky flamur i Kosovës është punuar për nder të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
Postimi i plotë i Arbnores: