BallinaLajmeLajçaku bisedon me Mustafën, pajtohen për rifillim të dialogut Kosovë - Serbi

Lajçaku bisedon me Mustafën, pajtohen për rifillim të dialogut Kosovë – Serbi

Të ngjajshme

Pyetjet mbi jetën private, mbyllet seanca për vrasjen e Liridona Ademajt

Gjyqtari i rastit ka vendosur të mbyllë për publikun...

Irani e mbyll sërish Ngushticën e Hormuzit

Irani ka njoftuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, duke...

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Këtë e ka bërë të ditur Lajçaku përmes një postimi në “Twitter”, ku tha se është dakorduar me Mustafën për t’iu kthyer dialogut dhe normalizimit të raporteve në mes të dy shteteve, transmeton “Zeri.info”.

“Faleminderit Isa Mustafa për një bisedë konstruktive mbi situatën e tanishme politike, përgjigjen ndaj COVID-19 dhe pritjet e së ardhmes për Kosovën. U pajtuam në prioritetin për t’u kthyer në dialog. Ai duhet të çojë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe të përshpejtojë progresin në rrugën e tyre evropiane”, u shpreh Lajçaku. /Zëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz