La Liga mund të jetë me 5 skuadra sezonin e ardhshëm në Champions League.
Kjo gjë zakonisht dhurohet në bazë të koeficientit të UEFA-s, e cila ju jep mundësi për të pasur një vend shtesë në garën më të madhe të futbollit.
Për La Ligën, e gjithë kjo varet nga performanca e Real Madridit në ndeshjet kundër Bayern Munichut, ku në rast kualifikimi në gjysmëfinale do t’i jepte një mundësi shtesë.
Edhe këtë sezon La Liga pati 5 skuadra në fazën e ligës, me Barcelonën, Real Madridin, Atletico Madridin, Villarrealin dhe Athletic Bilbaon.
Aktualisht në La Liga, kjo mund t’i bëjë punë Real Betisit e cila është e 5-ta në renditje./IndeksOnline/