Ky raportohet se është babai i arrestuar që dyshohet për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
dp

Lexo edheHiqet konstruksioni i punuar pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Komuna e Prishtinës punon edhe të dieleve

Arrestimin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili ka bërë të ditur se i dyshuari është babai i viktimës 27-vjeçare.
Sipas Hashanit, pas veprimeve fillestare hetimore është dyshuar se ngjarja ka ndodhur brenda familjes, ndërsa rasti tashmë është cilësuar si “Vrasje e rëndë”.
I dyshuari, 65-vjeçar, është ndaluar për 48 orë me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Ndryshe, rreth orës 08:47 të 1 nëntorit, Policia kishte pranuar informacion për dy trupa të pajetë në një shtëpi në Demiraj. Në vendin e ngjarjes kishin dalë njësitet policore, Prokurori i Shtetit dhe ekipi emergjent mjekësor, ku ishte konstatuar vdekja e të dy personave.

Lexo edheHiqet konstruksioni i punuar pa leje në rrugën “Rexhep Luci”, Rama: Komuna e Prishtinës punon edhe të dieleve
Trupat e pajetë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit po vazhdojnë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.
Në media është raportuar se personi i arrestuar është Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit të ndjerë dhe gjyshi i foshnjës. /Lajmi.net/