BallinaLajmeKy fshat i Skenderajt në telashe me shtyllat elektrike (VIDEO)

Ky fshat i Skenderajt në telashe me shtyllat elektrike (VIDEO)

Të ngjajshme

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Banorëve të fshatit Kuqicë të komunës së Skenderajt, u ka dalë telashe me shtyllat elektrike të vendosura shumë pranë shtëpive të tyre. Një shtyllë në këtë fshat është rrëzuar komplet dhe kabllot elektrike kanë mbetur të varura në degët e pemëve, raporton KTV.

Banorët i bëjnë thirrje KEDS-it që t’ua zgjidhë këtë problem sepse kanë frikë për sigurinë e tyre.

Kulmi i kësaj shtëpie është prekur nga kabllot elektrike të shtyllës 10 Kë dhe 4 Kë. Shtylla është e vendosur shumë pranë oborrit të Adem Bekës në rrugën “Martirët e Kuqicës”, në fshatin Kuqicë të komunës së Skenderajt.

Ahmet Beka thotë se familjarët e tij rrezikohen nga këto kabllo elektrike, por ende askush nuk ka ndërmarrë masa për t’i rregulluar ato.

Kabllot janë të lëshuara shumë poshtë dhe banorët shpjegojnë se shpeshherë kur kalojnë autobusët, i prekin ato.

Pothuajse i gjithë fshati e ka këtë problem.

Ne pjesën tjetër të Kuqicës, kjo shtyllë 4 Kë është rrëzuar në tokë dhe kabllot elektrike janë varur në degët e pemëve dhe gjenden shumë pranë shtëpisë së një banori tjetër.

Adem Beka thotë se shtylla e vendosur në muajin nëntor të vitit 2016 është rrëzuar në mars të këtij viti dhe prej atëherë KEDS-i nuk ka marrë masa për ta rivendosur atë.

Në këtë fshat kërkohet që njëherë e mirë të rregullohet kjo çështje, pasi jeta e njerëzve është në rrezik.

Ndërkaq KEDS-i është përgjigjur me shkrim duke thënë se kjo shtyllë është e re, por një konsumator ka rrëmihë rreth 1.5 m në pjesën e poshtme të saj dhe për këtë shkak shtylla është rrëzuar. Tutje në përgjigjen me shkrim thuhet se meqë kabllo është e mbuluar nuk paraqitet kurrfarë rreziku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz