BallinaLajmeKy fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që...

Ky fshat në Zvicër ofron 70 mijë franga për të huajt që janë të gatshëm të jetojnë aty

Të ngjajshme

Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Kosova e 16-ta

Nëse lumturia do të ishte një garë olimpike, vendet...

LVV-së i “digjen” nënshkrimet për presidentin

Ndonëse deputetët e Kuvendit kishin dështuar ta zgjedhin presidentin...

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë...

Deputetja e VV-së: LDK nuk premtoi se e mbështet Vjosa Osmanin me 15 vota

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë në...

Banorët e Albinen, një fshat i vogël zviceran pranë Leukerbad në kantonin e Valais, do të votojnë më 30 nëntor mbi një politikë të re që do t’u ofronte para të huajve që janë të gatshëm të vijnë dhe të jetojnë në fshat, për të paktën një dekadë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një fshat të vogël me 240 banorë, që është një nga shumë fshatra në Zvicër që ka përjetuar një eksod shqetësues të banorëve të përhershëm në vitet e fundit.

Siç thuhet më tej, edhe pse ka shumë shtëpi pushimi në fshatin piktoresk, banorët e përhershëm, sidomos familjet e reja, po zgjedhin të largohen.

Tri familje kanë lënë fshatin vetëm në vitet e fundit, duke përfshirë tetë fëmijë, që do të thotë se shkolla e fshatit ishte e detyruar të mbyllet.

Si rezultat, banorët lokalë kanë kërkuar që këshilli të bëjë diçka për të ndihmuar në ndaljen e largimit dhe për të siguruar të ardhmen e fshatit.

Dhe ky është plani i tyre: familjet ose individët nga vende të tjera që vendosin të blejnë ose ndërtojnë një shtëpi në Albinen do të kualifikoheshin, sipas kushteve të caktuara, për një grant prej 25,000 franga për të rriturit dhe 10,000 franga për fëmijët, sipas informatave të botuara në gazetën komunale.

Kjo do të thoshte 70,000 franga për një familje prej katër vetash – një shpërblim i vërtetë ndaj kostos së depozitës së hipotekës e cila zakonisht duhet të jetë së paku 20 për qind e vlerës së pronës.

Megjithatë, ka kushte. Për të qenë i përshtatshëm ju duhet të jeni nën moshën 45 vjeç dhe bini dakord të jetoni në fshat për të paktën dhjetë vjet.

Prona që duhet të blihet ose të ndërtohet duhet të ketë një vlerë minimale prej 200,000 frangash dhe duhet të jetë një shtëpi e përhershme, jo vendbanim i dytë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz