Ky fshat i Drenicës do të bëhet me urë te re

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka siguruar një donacion nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e një ure në fshatin Vërbovc.
Për ndëtiminin e kësaj ure janë siguruar 30 mijë euro, njofton Drenicapress.info.
Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet për financimin e këtyre projekteve, ndërsa, Komuna e Drenasit obligohet të krijojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve pa pengesa për operatorët ekonomik, si dhe që projektet të zhvilllohen në pajtim me Ligjin mbi prokurimin publik dhe Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive.
Lexo edheDrenas, nesër pa rrymë këto vende
Po ashtu, Komuna obligohet të kryejë procesin e tenderimit dhe të caktojë komisionin për hapjen e ofertave dhe vlerësimin e tenderëve./Drenicapress.info/














