back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeKy është vendimi i PZAP-së për kërkesat e LDK’së dhe NISMËS për...

Ky është vendimi i PZAP-së për kërkesat e LDK’së dhe NISMËS për rinumërim total të votave

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka hedhur si të palejuara ankesat nga PDK-ja, LDK-ja e koalicioni Nisma-AKR-PD për rinumërim të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa – PZAP, në seancën e mbajtur më datë 08.10.2019, ka shqyrtuar ankesat: Anr.350/2019, të paraqitur nga Subjektit Politik PDK, Anr.351/2019, e paraqitur nga Subjekti Politik LDK dhe Anr.353/2019, e paraqitur nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, të datës 07.10.2019, me të cilën kanë kërkuar që të Urdhërohet KQZ-ja, që të bëjë rinumërimin e të gjitha fletëvotimeve në të gjitha vendvotimet e Republikës së Kosovës dhe ka marrë vendim për te hudhur si te palejuara ankesat e larte theksuara”, thuhet në njoftim.

Tashmë janë numëruar të gjitha votat e rregullta nga këto zgjedhje dhe ka mbetur vetëm numërimi i votave me kusht dhe atyre të diasporës. Vetëvendosje prin me 25.48 për qind të votave apo 202 mijë e 968 vota. LDK-ja është e dyta me 24.82 për qind të votave apo 197 mijë e 702 vota. PDK-ja është e treta me 21.24 për qind apo 169 mijë e 211 vota. Koalicioni AAK-PSD është subjekti i katërt me 11.57 për qind apo 92 mijë e 149 vota. Nisma-AKR-PD është në “teh” të pragut zgjedhor prej 5 për qind. Ajo deri tash ka 39 mijë e 495 vota apo 4.96 për qind. 40 mijë e 732 fletëvotime ishin të pavlefshme

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz