Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dalë më i votuari në Komunën e Prishtinës, në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Një listë e kandidatëve më të votuar të PDK-së në Prishtinë, të cilën e ka siguruar Insajderi, tregon se Kadri Veseli ka arritur të marrë 12 mijë e 390 vota në kryeqytet.
Pas tij renditet Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së, i cili ka arritur të marrë mbi 6 mijë vota.
PDK-ja ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 6 tetorit dhe tashmë do të jetë në opozitë.
Lexo edheNjeriu i dytë më i fuqishëm në PDK, dështon në komunën e tij















