Edhe përkundër ngritjes së pagave nga qeveria e Kosovës për arsimtarët për 20 milion euro në vit, Sindikata e Arsimit në Komunën e Podujevës ka thënë se greva e cila nesër mbush një javë do të vazhdojë, shkruan Gazeta Blic.
Të paktën, kështu ka thënë kryetari i sindikalistëve të mësimdhënësve në komunën e Podujevës, Fadil Halimi.
Halimi në një prononcim për Gazetën Blic vendimin e Haradinajt e quajti vendim të drejtë, mirëpo, sipas tij ky vendim për rritje të pagave vetëm për mësimdhënësit nuk është i pranueshëm për sindikatën.
“Greva e nesërme do te vazhdoj siç është paralajmëruar sot gjate ditës, pavarësisht deklaratës se Kryeministrit , i cili ka reflektuar drejt pas një jave të grevës, por ai reflektim për një rritje të vogël të koeficientit vetëm për mësimdhënësit e arsimit fillor e te mesëm nuk është e pranueshme për sindikatën”tha Halimi.
Tutje, Halimi shtoi se deri më tani nuk kanë qenë asnjëherë më unik sesa tani.
I pyetur se a janë duke respektuar gjithë shkollat e Podujevës këtë grevë, ai u përgjigj shkurt se arsimi në këtë komunë i tëri është duke respektuar vendimin e SBASHK-ut.
Ndryshe, SBASHK-u ka refuzuar ofertën e Haradinajt për ngritjen e pagave, ata kanë njoftuar se do të vazhdojnë me greva.


