back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeKy është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit

Të ngjajshme

Zgjohet Barça nga gjumi, shënon golin e parë ndaj Guadalajaras

Barcelona ka arritur të shënojë golin e parë të...

Haradinaj: E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për...

Arktiku kalon vitin më të nxehtë ndonjëherë

Arktiku ka kaluar vitin më të nxehtë të regjistruar...
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orë 11:00. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, sekretari i Kuvendit Ismet Krasniqi.

Ndërsa vetëm më pak se një orë para fillimit të kësaj mbledhje, Kuvendi ka dërguar njoftimin për të dhe rendin e ditës.

Ky është rendi i ditës:

R e n d i  i  d i t ë s

 

 

  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
  2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
  3. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

 

  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve  të Lëvizjes Vetëvendosje,

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

 

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 prill 2017:

 

  1. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

 

  1. Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

 

  1. Votimi i rekomandimeve në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

 

  1. Votimi i rekomandimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

 

  1. Përgatitjet për Seancë plenare të re:

 

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-124,

 

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-158 për Shoqëritë Tregtare,

 

  1. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz