Kërkohet shfuqizimi i mirënjohjes që Vuçiqit ia dha Komuna e Preshevës
01

Lexo edheThaçi për mediet serbe: Askush s’mund ta pengoj formimin e ushtrisë së Kosovës

Memeti në një prononcim për rtklive.com tha se mirënjohja që iu dha kryeministrit serb nga ish strukturat komunale duhet të shfuqizohet.
“Gjatë qeverisjes së kaluar, ish kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa e dekoroi me mirënjohje Kryeministrin e Serbisë Aleksander Vuçiq. Qysh atëherë u cilesua si një akt skandaloz jo vetëm nga politika lokale e Komunës së Preshevës, por edhe nga Prishtina dhe Tirana”, ka thënë Memeti.
Në cilësinë e zëvendës kryetarit të komunës, Memeti tha se ka kërkuar nga Kuvendi Komunal dhe nga kryetarja e tanishme Ardita Sinani që të shfuqizohet mirënjohja që iu është ndarë Vuçiqit më 15 Korrik 2015.

Lexo edheThaçi për mediet serbe: Askush s’mund ta pengoj formimin e ushtrisë së Kosovës